Shkruan: Agim Morina
PARASHIKIM SI ARMË
Për me kuptu se cili ishte synimi përfundimtar i sulmit terrorist të Serbisë doemos duhet me analizu se çfarë i parapriu këtij sulmi.
Parashikimi sa më i saktë i lëvizjes së ardhshme të kundërshtarit është arma më e fuqishme në diplomaci. Duke përdorë këtë zotësi, kundërshtari jo vetëm që mendon se po bën një lëvizje të qëlluar, por krijon zinxhirin e dështimeve, pa e kuptu këtë. Ashtu si insekti i kapur për cergën e merimangës që mendon se sa më shumë që lëviz shpëton, aj aq më shumë kurthohet. Dhe gjatë gjithë kohës së bisedimeve Kosovë-Serbi Albin Kurti dëshmoi se është mjeshtër në këtë fushë dhe kjo është arsyeja që me ardhjen e tij në bisedime me Serbinë gjithçka ndryshoi.
Thjesht, pas çdo rundi të bisedimeve, Serbia humbte hapin, çalonte në argumente dhe s’arrinte të sillte asnjë fakt shtesë në dobi të vet. E vërteta është që e drejta kishte qenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, por këtë nuk kishte pasë kush ta mbronte denjësisht. Siç thoshte Albin Kurti, Kosova në këto bisedime nuk kishte qenë palë, por ishte bë temë e bisedimeve. Kosova bisedonte me kasapin e vet që ta kursente e të mos e vriste dhe për këtë pranonte që t’i pritej këmba. Por, cili kasap ndonjëherë ka pranu me u mjaftu me një këmbë të qengjit, kur mund ta kishte të tërin?
FITORJA E PARË DHE GABIMI I PARË
Përparësia e Serbisë, pa dyshim, ishte që kontrollonte katër komunat veriore të Kosovës. Kjo paraqiste një gjendje tejet negative në terren dhe pozitë të disfavorshme në bisedime. Në Kosovë qenë kriju dy lloj serbësh: serbë lojalë në jug dhe serbë jolojalë në veri. Në vend që, pas lëshimeve të mëdha të shqiptarëve, serbët e veriut të bëheshin si serbë e jugut, qytetarë lojalë, përfitimet jo vetëm që privilegjuan serbët e veriut, por nisën t’i kthenin serbët e jugut në qytetarë jolojalë të Kosovës. Me krijimin e Zajednicës ky proces do të kurorëzohej me një autonomi dhe dikur edhe pavarësi të plotë nga Kosova.
Krejt kjo ishte mundësu nëpërmjet ndërhymjes së ushtrisë franceze që nga çlirimi i Kosovës me 1999, me pranimin e Planit të Ahtisaarit, me zbatimin e pikave të Ban Ki Munit, me privilegje e garanci të jashtëzakonshme për serbët në Bisedimet e Vjenës. Gabimi i parë kishte qenë që ishte pranu me bë bisedime me Serbinë dhe jo me serbët e Kosovës. Në këtë mënyrë Serbia kishte zënë dy pengje, edhe institucionet e Kosovës, edhe serbët e Kosovës. Serbia në emër të të drejtave të serbëve të Kosovës synonte të dobësonte shtetin e Kosovës sa më shumë dhe për këtë përdorte maksimalisht serbët e Kosovës. Serbët e Kosovës në fillim kishin iluzionin se Serbia po i mbronte, por kur ndodhi mospajtimi i parë me Serbinë, ata kuptuan se ishin pengje dhe jo faktorë bashkëpunues. Serbia nëpërmjet agjentëve të saj krijoi rrjetin kriminal që me çdo mjet futi nën kontroll serbët e Kosovës. Puna erdhi deri aty sa në skenën politike serbe të Kosovës ata përfaqësohen vetëm nga një parti, nga Lista Serbe, megjithëse serbët janë pakica më e madhe në Kosovë. Kjo nuk ndodh me asnjë pakicë kombëtare në Kosovës. Të gjitha përfaqësohen nga dy apo më shumë parti.
Serbia vazhdimisht kishte përfitu në bisedime, pa dhënë asgjë. Nuk kishte pranu asnjë marrëveshje, por kishte leju që përfitimet që vinin nga çdo marëveshje të zbatoheshin në terren. Nga pesë komuna egzistuese, ishin kriju edhe pesë komuna të reja për serbët, në kohën kur këto bisedime i udhëhiqte Lutfi Haziri. 10 vende janë të garantuara për ta në Kuvendin e Kosovës. Gjuha serbe është gjuhë e dytë zyrtare. Asnjë ndryshim i kushtetutës së Kosovës nuk mund të bëhet pa pajtimin e serbëve. Fusha e kulturës, e arsimit dhe e shëndetësisë janë realisht në duart e organeve komunale. Me të gjitha këto lëshime shpresohej se serbët do të përmbushnin nevojat e tyre dhe do t’i bindeshin shtetit të Kosovës. Por, duke qenë se këto kërkesa asnjëherë nuk kanë qenë kërkesa të serbëve të Kosovës, por të Serbisë, ato as nuk pranoheshin, as nuk mohoheshin kurrë nga serbët e Kosovës. Ata as nuk i pyeste kush për këtë në Serbi. Thjesht, serbët e Kosovës ishin dhe mbetën pengje të politikës klerofashiste të Serbisë. Dëshmi e kësaj është fakti që kur serbët, dikur antishqiptarë më ekstremistë të Kosovës, edhe me të kaluar kriminale, guxuan të vinin në pyetje autoritetin dhe ndikimin e Serbisë, ata u vranë, siç ndodhi me Oliver Ivanovicin, ose u rrahën, u sulmuan apo iu dogjën makinat.
Në një gjendje të këtillë Albin Kurti duhej të zbatonte një strategji tejet të kujdesshme. Megjithëse fitoi në zgjedhje mbi 50 për qind, gjeti një organizim institucional kaotik, një ekonomi gati të rrënuar, një administratë që kalbej nga korrupcioni dhe një grumbull marrëveshjesh ndërkombëtare tejet të rënda e të detyrueshme të shtetit të Kosovës, që aj duhej me u përballë me shtetin klerofashist të Serbisë. Askush nuk kishte shpresë së do të ndodhte ndonjë ndryshim i shpejtë dhe i jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, zoti Kurti përcaktoi qartë pikat e planit dhe pika kryesore ishte ballafaqimi me Serbinë. Serbia ishte faktori më i dëmshëm që nuk linte Kosovën të bënte asnjë hap përpara.
Në fillim Kurti u shfaq si një bashkëbisedues i mirë, i rregullt dhe deri diku i dëgjueshëm. BE-ja që kishte një Borrell si sekretar të Jashtëm, vetë katalonas, por shpirtshitur, vendosi Lajcakun si të dërguar të posaçëm, sllovak dhe antishqiptar i përbetuar. Të dy këta vinin nga dy shtete mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës nga 27 shtetet e BE-së. Kurti nuk shfaqi asnjë kundërshti. Por, takim pas takimi, aj filloi të kuptojë se pse qasja ishte e gabueshme dhe e padrejtë. Nga jashtë këtë e kishte vënë re këtë edhe më parë, por tash e shihte se nga vinte kjo. Dhe e kuptoi se çelësi i vetëm i suksesit të tij ishte një e çarë e vogël në qasjen që bënin ndërmjetësit ndërkombëtarë: të zbatonte me përpikëri çdo germë të kushtetutës e të ligjeve të Repubilkës së Kosovës. Gabimi kryesor i deriatëhershëm kishte qenë mbyllja e syve, lëshimi pe, në këtë apo atë ligj apo nen të kushetutës së Kosovës. Kosova edhe nga vetë qeveritarët e Kosovës ishte trajtu si një shtet i papërfunduar, i paformë, mbi të cilin lejohej të bëheshin ndryshime, pa përfillur ligjet dhe kushtetutën e tij. Kjo nuk mund të ndodhte më. Por qasja e re duhej të ndodhte me doza të vogla, të pahetueshme.
potencialin egzistues të Kosovës që egzistonte në letër, por nuk ishte përdorë kurrë, ndërsa ky e përdorte me shumë mjeshtëri. Zbatimi i ligjeve të Kosovës shkaktoi nervozë te Vuçiqi, i cili nuk linte rast pa mohu egzistimin e “të ashtuqujturit shtet të Kosovës”. Dhe kjo e shtyu që të bëjë gabime të reja. Urdhëroi që katër kryetarët e komunave veriore të jepnin dorëheqje ashtu si edhe punonjësit e gjykatave dhe policët serbë. Edhe ky ishte një hap që Kurti e kishte parashiku me saktësi. Aj prap zbatoi ligjin. Organizoi zgjedhjet në komunat veriore dhe dërgoi policë shqiptarë e të pakicave të tjera në veri për të zëvendësuar policët serbë. Faktori ndërkombëtar nuk mund të kundërshtonte zbatimin e ligjit, të një shteti që ata vetë e kishin njohë dhe ia kishin shkru po ato ligje. Zgjedhjet u bojkotuan nga serbët, sipas urdhrave të Vuçiqit, dhe ky ishte vetëm edhe një gabim i radhës. Sepse Kurti me ato rezultate të pakta të zgjedhje, duke zbatu ligjin, zgjodhi katër kryetarë shqiptarë të komunave veriore. Vuçiqi mbeti me gishta në gojë. E kuptoi se ky kishte qenë gabimi i dytë fatal: levën më të fortë që e pati në terren, kontrollin mbi veriun, ia dorëzoi Kurtit me duart e veta.