Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Siç ka thënë ajo, këtë e ka bërë për t’u njoftuar nga afër lidhur me zhvillimet e ditës së djeshme.
Ajo ftoi palët për përmbajtje, ndërsa pohoi se dialogu është i paalternativë. Gjithashtu, von Cramon konfirmoi mbështetjen për Miroslav Lajçak në lehtësimin e negociatave.
“Kam filluar vizitën në Kosovë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat për të marrë më tepër informata për situatën e djeshme në veri dhe zhvillimet aktuale, para se të takohem me zyrtarët qeveritarë, me KFOR-in, EULEX-in dhe serbët e Kosovës në Mitrovicë. Dënoj dhunën dhe veprimet në veri.
Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhimi i plotë ndaj Dialogut të udhëhequr nga BE, si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij”, ka shkruar von Cramon.
























