Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për Prishtinën, Arben Vitia, ka folur për zgjedhjet lokalë të së dielës, dhe rezultatin zgjedhor, përcjell KosovaPost.
Në një shkrim në Facebook, Vitia ka thënë se procesi i raundit të parë të zgjedhjeve lokale, ishte demokratik e i menaxhuar mirë.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për kulturën e lartë në këtë proces zgjedhor demokratik dhe mbështetjen e tyre të fuqishme.
“Falënderim i përzemërt edhe për të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që dje ishin në ballë të këtij procesi duke u kujdesur që vullneti i secilit qytetar të shkojë në adresën e duhur”, tha Vitia.
Tutje ish ministri i Shëndetësisë, shtoi se Prishtina mbrëmë e ka vlerësuar planin e LVV-së për kryeqytetin.
“….duke na vendosur në avantazh në këtë garë. Ne jemi të gatshëm dhe do të jemi në ballë të sfidës së re të vendosur nga qytetarët”, u shpreh ai.
Pas balotazhit, Vitia theksoi se në katër javë do të shkojë në çdo lagje e fshat të qytetit për të paraqitur planet e Lëvizjes për kryeqytetin.
“Do të paraqesim ëndrrën tonë për Prishtinën”.
Postimi i plotë:
Mbrëmë u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve lokale, në një proces demokratik e të menaxhuar mirë.
Me përulësi dua t’i falënderoj në rend të parë të gjithë qytetarët për kulturen e lartë në këtë proces zgjedhor demokratik dhe mbështetjen e tyre të fuqishme.
Falënderim i përzemërt edhe për të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që dje ishin në ballë të këtij procesi duke u kujdesur që vullneti i secilit qytetar të shkojë në adresën e duhur.
Prishtina mbrëmë e ka vlerësuar planin tonë për kryeqytetin, duke na vendosur në avantazh në këtë garë. Ne jemi të gatshëm dhe do të jemi në ballë të sfidës së re të vendosur nga qytetarët.
Në katër javët që kemi përpara do të jemi në çdo lagje e fshat të qytetit për të paraqitur planet tona për kryeqytetin. Do të paraqesim ëndrrën tonë për Prishtinën.
Të dashur aktivistë e vullnetarë të kësaj fushate, do të takohemi pa humbur kohë. Së bashku do të trokasim në çdo derë të qytetarëve tanë e bashkë do të flasim për alternativën tonë. Me këtë frymë do ta sjellim ndryshimin e do ta sigurojmë fitoren tonë të re, e cila do të jetë e secilit prej nesh.
Mirë u takofshim sërish, drejt bashkëqeverisjes!