Rastet e vjedhjeve në vendin tonë raportohen çdo ditë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Kaçanik në rrugën “Hasan Prishtina”, me ç’rast një person i panjohur ka vjedhur gjësende në një shtëpi, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve nga Policia, i dyshuari ka depërtuar me forcë nga dritarja brenda shtëpisë dhe aty ka shkaktuar dëm të madh.
Konfirmohet se hajni ka arritur të vjedh një shumë jo edhe të vogël parash, stoli e ari në vlerë si dhe një laptop.
Policia e Republikës së Kosovës, është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”./KosovaPost/