Sot, në mëngjesin e hershëm në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacion” në Ferizaj është kryer një vjedhje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të hetuar rastin.
Nga hetimet e para ai ka treguar se është parë që janë thyer dyert e demoluar zyret, dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.
“Policët hetues janë duke punuar intensivisht, duke grumbulluar informacione që ky rast tê zbardhet sa më shpejtë”, ka deklaruar ai.