Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.
Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe muzikantja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ecila do të nderohet në këtë mbrëmje me çmimin e artistes së shquar për vitin 2021.
Foto: Shannon Finney/Getty Images
E teksa ndodhet në Washington DC, presidentja Osmani është takuar nga afër me artisten Lipa dhe gjithashtu me regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bahsollin, dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi.
“Zgjoi” po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.
Foto: Shannon Finney/Getty Images
Në rrjetet sociale, janë publikuar disa fotografi nga takimi i katër femrave të njohura të Kosovës në Amerikë.
Dua mund të shihet shumë e buzëqeshur teksa ka uruar nga afër Blertën dhe Yllkën për sukseset ndërkombëtare të filmit “Zgjoi”.
Foto: Shannon Finney/Getty Images
Të trija femrat e suksesshme në art kanë marrë gjithashtu urimet e pakursyera të asaj që njihet si gruaja numër një e vendit, presidentja Vjosa Osmani.