U.d. së presidentit, Vjosa Osmani, ka njofuar se sllogani i listës me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme në vend është GUXO, shkruan Kosova Post.
Këtë lajm për slloganin e listës së saj ajo e bëri të ditur përmes ‘Facebook’-ut, e cila ka ngarkuar edhe një fotografi të logos së listës.
“Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, ka shkruar Osmani.
Njoftimi i Osmanit:
Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.
Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO!
Guximi për sot është ndryshimi për nesër!