Në një dalje të rrallë për mediat e huaja, dhënë gazetarit Tucker Carlson, presidenti rus Vladimir Putin thotë se nuk është në interesin e vendit të tij zgjerimi i luftës.
Për Rusinë tha ai nuk është prioritet as Polonia e as Letonia, dy vendet kufi me ta. Ai shtoi se Rusia do të luftojë për interesat e saj “deri në fund”.
Kjo është intervista e parë e Putin me një gazetar amerikan që para pushtimit rus të Ukrainës gati dy vjet më parë. Kreu i Kremlinit tha se udhëheqësit perëndimorë kishin kuptuar se ishte e pamundur t’i shkaktonin një disfatë strategjike Rusisë dhe po pyesnin veten se çfarë të bënin më pas.
“Ne jemi gati për këtë dialog”, tha ai.
Putini i bëri komentet në një intervistë më shumë se dy orëshe me drejtuesin konservator të emisionit Tucker Carlson, për të cilin Carlson tha se ishte zhvilluar në Moskë të martën. Intevistë u transmetua në tuckercarlson.com.


























