Sot gjatë ditës është zhvilluar një debat mes zëvendësministrit të MAPL-së, Arbër Vokrri dhe politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, që i zhvillua që afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë
Në lidhje me këtë, në një intervistë për “Edicionin Special” ka fol zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri duke thënë se kjo nuk ka qenë hera e parë që ai është afruar me fishkëllima pranë zyrtarëve të Kosovës.
“Unë i tregova se jam i interesuar të bisedojë, madje edhe me të, duke qenë i vetëdijshëm se ai nuk e ka seriozisht, me shfaqjen e tij që bën, pra kjo nuk ka qenë hera e parë që afrohet ashtu me fishkëllima pranë zyrtarëve të Republikës së Kosovës”.
“Ajo çka debatuam, për aq sa mund të debatohej me ato fishkëllima, ishte se e demantova pohimin e tij dhe të grupit të tij të vogël, diku shtatë ose tetë veta, por shumë të zhurmshëm, se shkelen të drejtat e qytetarëve serb në Kosovë, unë u thash se edhe kjo që po e bëni është një dëshmi e qartë se në këtë vend funksionin demokracia, se e keni gjithë lirë e botë për të shpërfaqur kësi lloj sjellje ndaj zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.
Vokrri tha se ka insistuar tek policia që të mos prekej askush dhe siç u shpreh ai, të lejohej protestimi, përcjell Klankosova.tv.
“Insistova tek Policia e Kosovës, të cilët duke i falënderuar për profesionalizmin e tyre, nuk i pata ftuar unë, por e ka parë që ka mundësi të eskalojë, do të thotë të ndodh ndonjë incident, duke e njohur personin në fjalë dhe kur e pash se u afruan një numër i konsiderueshëm i policëve insistova që të mos prekej askush, të mos lëndohej askush dhe t’i lejonin që të protestojnë, madje i ftova ata protestues që të vijnë dhe të fishkëllejnë edhe në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, ta konstatojnë edhe vet se janë qytetarë të lirë dhe se asnjë e drejtë e tyre nuk cenohet”, u shpreh tutje Vokrri.