Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka dal në terren për të vizituar qendrat e votimit në veri të Kosovës, raporton Kosova Post.
Ai po viziton qendrat e votimit në veriun e Kosovës dhe tha se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit.
Pak pas orës 07:00 ka filluar mbajtja e referendumit për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës – Erden Atiq, Izmir Zeqiri, Lulzim Hetemi dhe Ilir Peci. Qendrat e votimit janë të hapura dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00.
Në pjesën veriore të Mitrovicës ka pesë qendra votimi, një shkollë fillore shqipe me klasa periferike në Suhadoll dhe Mikronaselle, pastaj një ndërtesë komunale, një ish-ndërtesë komunale, si dhe IBCM.
Në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së veriut, qytetarët kanë qasje në dy kuti votimi, përkatësisht në dy vendvotime – njëra në sallën e komunës, tjetra në sallën e Kuvendit të kësaj komune.
Në hyrje të komunës, udhëzimet e votimit janë të vendosura në serbisht dhe shqip, dhe anëtarët e komisionit zgjedhor komunal flasin gjuhët serbe, shqipe dhe (disa flasin edhe anglisht) tha Vokrri për Kosova Post.
Deri në orën 09:30 në këtë qendër votimi kanë votuar mbi 70 votues.