Pëmes një postimi në platformen “X”, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar rreth bllokimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë në kufirin Kroaci – Serbi.
Ajo ka thënë se Serbia duhet të ndalojë turpërimin e vetes dhe menjëherë t`i lërë qytetarët e Kosovës që të kalojnë kufirin e Batrovcit.
Tutje ajo ka theksuar se duhet të sigurohet liria e lëvizjes për të gjithë, pa diskriminim në bazë të kombësisë.