Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shpërndarë njoftimin e qeverisë britanike, ku thuhet se Londra do të shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera.
Von Cramon ka thënë se këtë duhet ta bëjë edhe Gjermania, e cila sipas saj, duhet të prijë me vendosjen e trupave në Kosovë.
“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë” ka shkruar eurodepuetja gjermane.
























