Një ditë pasi nisi procesi i votimit për votuesit e regjistruar me postë, është ngritur dyshimi për parregullsi në këtë proces.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi tha se në procesin jashtë vendit kanë filluar përpjekjet për ndikuar kundërligjshëm në këtë proces.
“Dua të ngreh një shqetësim për procesin jashtë vendit, ky proces është vështirë i monitoruar. Ka tendencë atje për të pamundësuar ose për manipulim në këtë proces.
Kam pranua video që ka persona që po i ftojnë votuesit qe të votojnë në një vend të caktuar dhe për këtë po ofrohet ndihma në këtë proces. Pra, ka një përpjekje për ta kontaminuar këtë proces dhe ftoj prokurorinë të merret me këto raste”, tha ai.
Por anëtari tjetër nga LVV, Sami Kurteshi tha se kjo është vetëm tendencë që votimi jashtë vendit të paraqitet si i dyshimtë.
“Unë nuk e shoh si shqetësim përderisa votuesi nuk voton vet me vullnetin e tij. Kolegu po don me shpërnda një skepticizëm dhe dyshim që askush të mos tenton që të ofroj ndihme. Fushata është për këtë qëllim, secili ka të drejtë dikujt të ja mbushë mendjen për me votua dike ose me i ndihmua dikujt”, tha ai.
Kurse Sami Hamiti nga radhët e LDK-së tha se KQZ e ka kryer punën e tyre profesionale në këtë proces kurse raste e tilla sipas tij nuk janë në rregull dhe si të tilla janë të papranueshme.rtk.