Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor, përcjell KosovaPost.
KQZ përmes një njoftimi në Facebook, ka sqaruar edhe procedurat e votimit.
Të drejtë votimi në përfaqësi diplomatike kanë vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike.
Votuesi identifikohet përmes një dokumenti të vlefshëm identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë apo leje e vozitjes.


























