2. 5 kilometra ishte gjatësia e maratonës simbolike “Vrapi i Ndryshimit” që u mbajt sot në Qendrën Korrektuese në Lipjan, në serinë e aktiviteteve që ka organizuar Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit.
Sipas organizatorëve kjo maratonë kishte për qëllim promovimin e ndryshimit, integrimit dhe rehabilitimit brenda sistemit korrektues.
Aty morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, të dënuar e të dënuara, si dhe përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, ambasadave, mediave, sportit dhe muzikës.
Siç është bërë e ditur nga njoftimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, maratona u mbështet nga Federata e Atletikës së Kosovës, derisa për tri vendet e para janë ndarë medalje dhe mirënjohje./rtk