Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pas vrasjes së policit kosovar, sot në veri të Kosovës.Borrell në Twitter shkruan se BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës.
“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Borrell.
























