Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ismet Krasniqi”, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, e ku një grua dyshohet se e ka privuar nga jeta kunatin e saj.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në vendngjarje mbrëmë janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha, teksa kanë sekuestruar armën me të cilën dyshohet se ka ndodhur vrasja.
Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
E dyshuara ndërkaq është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 20.08.2024 – 19:00. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.g.express.