Një person është arrestuar në Deçan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.
Rasti ka ndodhur të dielën pas mesditës. I dyshuari thuhet se ka goditur me një brisk një burrë tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me një mjetë të prehtë (brisk) viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore.Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.