Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë marrëveshjet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të krijojë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij, edhe shumë kohë më parë se ta kishim menduar.
Ai theksoi se “Ballkani i Hapur” është një ide e shkëlqyer që do të forcohet dhe do të tregojë forcë.
Vuçiq për RTS, tha se “Ballkani i Hapur” është një ide e mrekullueshme që vetëm sa do të forcohet dhe do të tregojë forcë të madhe. “Njerëzit do të lëvizin shumë më tepër, do të kenë mundësi për biznes dhe bashkëpunim”, thekson Vuçiq.
Ai shtoi se kjo nismë do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe fuqisë punëtore, por edhe se do të ketë shumë më tepër mundësi për biznes dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Vuçiq më tej tha se do të nënshkruhet një marrëveshje për organet e akreditimit, në bazë të së cilës sipas tij do të harmonizohen politikat e këtyre organeve nga të tre vendet dhe se mallrat e miratuara nga organi akreditues nga vendi nga vijnë do të konsiderohen të mira në vendin prej nga vjen.