Në një vend ku presidenti shpesh vepron si lobues në vend të përfaqësuesit të të gjithë qytetarëve, në vend të demokracisë kemi elemente të një monarkie absolutiste dhe pasojat për shoqërinë janë dramatike, sipas bashkëbiseduesve N1.
Megjithatë, nënshkrimi i Vuçiqit nuk është në asnjë nga projektet dhe politikat e avokuara, pavarësisht pozicionit – nëse ai ishte zëvendëskryeministër i parë, kryeministër apo president.
Në parim, lobimi përfaqëson më së shumti ndikim në pushtetin legjislativ, për të marrë vendime të caktuara në interes të ndonjë grupi. Më shpesh ka të bëjë me ligjin dhe mund të merret edhe me projekte të ndryshme specifike. Shembuj të mirë për lobim janë temat “e mëdha”, si lufta kundër ndryshimeve klimatike apo politika e jashtme e një vendi, si p.sh. marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, integrimi evropian.
Presidenti i Serbisë në sjelljen e tij shpesh i ngjan një lobisti, edhe pse nuk është. Temat janë të ndryshme dhe, si rregull, shkojnë përtej kompetencave të funksionit.
Beogradi në Ujë, rrënimi i Shtabit të Përgjithshëm, Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja e Ohrit, Expo, ndërtimi i stadiumit kombëtar dhe tre stadiumeve të tjera në Serbi, nënshkrimi i një memorandumi me BE-në për bashkëpunim në fushën e lëndëve të para kritike, dhe së fundmi avokimi gjithnjë e më i zjarrtë i hapjes së minierave të litiumit, pa një studim mjedisor dhe të projektit të minierës. Për më tepër, presidenti mohoi vazhdimisht ndikimet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe justifikoi ndotjen në mënyra të ndryshme.
Nga aktivitetet e përmendura, përveç Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, angazhimet e tjera të presidentit kanë të bëjnë me projekte biznesi dhe janë larg avokimit, p.sh. i politikave, e çka pritet prej tij, transmeton Paparaci.
Ekspert universal në gjithçka?
Ku kalon kufiri mes dëshirave dhe kompetencave, Vuçiq është ekspert universal për gjithçka, lobist apo president i të gjithë qytetarëve të Serbisë?
“Varet nga mëshira i tij se kush në cilin pozicion vjen dhe nga gjykimi i tij negativ se kush nuk do të jetë më në pushtet. Në rrethana të tilla gjithçka funksionon sipas parimit: Vuçiqi bën me sy, politikanët e varur dhe burokratët kërcejnë. Kështu që, ai nuk duhet të lobojë që diçka të kalojë nëpër sistem, ai vetëm duhet ta urdhërojë këtë. Serbia ka një sistem autoritar kuazidemokratik, në të cilin sundimtari ynë i pakufizuar është ai rreth të cilit rrotullohet gjithçka”, ka thënë Dragomir Angjellkoviq për N1.
Dragan Popoviq, nga Qendra për Politikë Praktike, beson se presidenti i Serbisë ka vite që punon sistematikisht për të krijuar një sistem të pushtetit personal dhe se në një sistem të tillë dallimi mes asaj publike dhe private humbet natyrshëm.
Kjo është arsyeja pse ai i përdor lehtësisht burimet publike, nga paratë e deri te institucionet, për të mirën e partisë së tij ose për përfitimin e tij personal.
“Të gjitha vendimet, të cilat në vendet demokratike janë rezultat i planifikimit, diskutimit dhe vendimmarrjes së arsyetuar, në një sistem autoritar janë vullneti i autokratit. Nga ai varet nëse do të ndërtohet diçka, ku do të shpenzohen paratë, kush do të punësohet e të ngjashme… E kemi parë shumë herë në situata kur Vuçiq para kamerave urdhëron zyrtarë të ndryshëm të ndërtojnë një rrugë ose t’i dërgojë ndihma dikujt”, shprehet ai.
Angjellkoviq thekson se në një situatë të tillë pengesë për sjelljen e tij nuk janë institucionet shtetërore, por qytetarët.
“Vuçiq është i vetëdijshëm se me bajoneta mund të bëjë gjithçka, por se nuk mund të mbështetet to në afat të gjatë. Prandaj ai përdor kërcënime, dhunë të herëpashershme dhe ryshfet për disa grupe dhe individë që i duhen veçanërisht në një moment të caktuar, përdor vazhdimisht propagandë të zezë hipnotike për popullatën e gjerë”, shton ai.
Angjellkoviq thotë se me fjalë të tjera, ai i plason në mënyrë të planifikuar dhe sistematike gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta.
“Kur marrim parasysh gjithçka që Vuçiq ka bërë në mënyrë antikushtetuese ose të paligjshme deri më tani në drejtim të heqjes dorë të Serbisë nga Kosova dhe zbatimi i projektit Beogradi mbi Ujë, ashtu që që pasuritë e mëdha t’u vidhen qytetarëve të Serbisë dhe t’u lihen atyre që janë të lidhur me sunduesin e saj të vetëshpallur – duhet të flasim për propagandën më të zezë, jo për lobim. E njëjta gjë vlen edhe për atë që Vuçiq po bën tani në lidhje me Rio Tinto ose EXPO. Të gjitha këto janë kombinime të tij personale të biznesit ose duke i dhënë haraç fuqive botërore për ta lënë atë të sundojë në mënyrë të qetë si diktator në zemër të Evropës demokratike në fillim të shekullit të 21-të”, thotë Angjellkoviq, përcjell Paparaci.
Pasojat dramatike për zhvillimin e Serbisë
Popoviq thekson se pasojat janë dramatike, jo vetëm për demokracinë, por edhe për zhvillimin e Serbisë, sepse burimet publike trajtohen si private, vendimet merren pa asnjë kontroll dhe nuk ka llogari.
“Një nga privilegjet e një autokrati është se ai ka një ushtri ndjekësish që nënshkruajnë kontrata apo marrëveshje të ndryshme në emër të tij. Prandaj nuk ka asnjë nënshkrim të tij në një numër të madh dokumentesh të rëndësishme, nga Marrëveshja e Brukselit e deri te marrëveshja për Beogradin në Ujë. Në këtë mënyrë, presidenti mbrohet nga përgjegjësitë e mundshme në të ardhmen, por më e rëndësishmja – ai i krijon vetes një mundësi për të zhvendosur përgjegjësinë tek “mangupët në radhët e tij” para votuesve. Edhe kjo nuk është asgjë e re dhe gjendet në çdo sistem autokratik. Një lider i madh “është shpesh viktimë e rrethit të tij” në sytë e adhuruesve të tij: “Sloba (Millosheviqi) është i mirë, por ata rreth tij nuk janë të mirë”. Prandaj, gjithçka që po shikojmë nuk është as e re dhe as ekskluzivisht serbe, është një aplikim shumë banal i rregullave themelore të vendosjes së autokracisë”, thotë Popoviq.
Vuçiqi iu bartë përgjegjësin tjerëve
Angjellkoviqi thotë se është e logjikshme që ai i cili vendos për gjithçka në një sistem zyrtarisht demokratik, por në praktikë jodemokratik, t’ia kalojë përgjegjësinë njerëzve që ai ka zgjedhur të jenë ekzekutorët e tij, ose shumëçka të bëhet në bazë të urdhrave verbalë dhe deklaratave, pa dokumente përkatëse.
Angjellkoviq thotë se Vuçiqi si jurist e di shumë mirë se atë që ka bërë në lidhje me Kosovën, nga pikëpamja e Kushtetutës serbe ka bërë tradhti të lartë.
“Ai është i vetëdijshëm se kur është fjala për atë që është bërë në lidhje me Beogradin në Ujë dhe çfarë po ndodh në lidhje me krijimin e perandorisë së litiumit të kompanisë Rio Tinto në Serbi, përfshihen keqpërdorimet më të këqija sistematike. Ai nuk është budalla ta marrë përsipër. Ai padyshim i përmbahet formulës që ata që marrin një pjesë të tortës sipas vendimit të tij, duhet ta marrin të gjithë rrezikun mbi vete”, thotë Angjellkoviq.
Sipas Angjellkoviqit, konstruksioni i tillë do të bjerë në ujë kur të bjerë regjimi aktual, por për vite me radhë ka ndihmuar Vuçiqin që ta shtyjë atë sa më gjatë.
“Ai ndoshta shpreson se do të largohet nga Serbia kur të shohë se ndryshimet janë bërë të pashmangshme, domethënë se diku larg këtij vendi do ta mbrojnë nga përgjegjësia – ata me të cilët tani po bën kombinime të ndryshme edhe në interesin e tij edhe të tyre me propagandë të zezë dhe metoda të tjera antidemokratike po e shtyn atë që është e keqe për Serbinë”, ka përfunduar Angjellkoviq.