Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Vushtri ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Vushtrri ka anuluar konkursin për dhjetë edukatore në kopshtin Foleja të kësaj komune, pasi sipas tyre ka pasur shkelje ligjore dhe abuzime me pozitat zyrtare në këtë konkurs.
Sipas, Vetëvendosjes këto shelje dhe abuzime në këtë konkurs janë gjetur edhe nga Zyra Kombëtare e Auditorit dhe janë vërtetuar nga Gjykata Themelore e Vushtrrisë.
“U punësuan jo një (1), po dhjetë (10) edukatore në një konkurs ku kishte dhjetra shkelje dhe ku Zyra Kombtare e Auditorit dhe më pas Gjykata ka vërtetuar se njërës nga edukatoret e pranuar ju kishin dhënë përgjigjet identike me çelësin e testit dhe e njejta nuk e kishte nënshkruar testin, e në fund ishte përzgjedhur. Madje kjo shkelje nuk i kishte bërë përshtypje as komisionit të ankesave”, thuhet në njoftimin e VV-së.
“Komunikatë
Gjykata Themelore Dega Vushtrri ka anuluar konkursin për 10 edukatore në Kopshtin Foljea, të Komunës së Vushtrrisë.
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, atë që e kemi ngritur të parët ne, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Vushtrri, dhe pastaj e ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditorit, e ka vertetuar tashmë edhe Gjykata, konkursi për edukatore në qerdhen e qytetit ishte me shumë shkelje ligjore dhe abuzime me pozitat zyrtare, prandaj si të tillë Gjykata e ka anuluar.
U punësuan jo një (1), po dhjetë (10) edukatore në një konkurs ku kishte dhjetra shkelje dhe ku Zyra Kombtare e Auditorit dhe më pas Gjykata ka vërtetuar se njërës nga edukatoret e pranuar ju kishin dhënë përgjigjet identike me çelësin e testit dhe e njejta nuk e kishte nënshkruar testin, e në fund ishte përzgjedhur. Madje kjo shkelje nuk i kishte bërë përshtypje as komisionit të ankesave.
Ferit Idrizi të pranosh 10 edukatore me një proces të tillë, të ju bësh padrejtësi dhjetra aplikanteve tjera, të ti nxierr padrejtësit Zyra Kombëtare e Auditorit dhe Gjykata dhe të mos dalesh të ju kërkosh falje dhe të japësh llogari por të zgjedhesh heshtjen është ofendim për gjithë ata fëmijë të kopshtit, për gjithë prindrit dhe mbi të gjitha për gjithë qytetarët në përgjithësi.
Ferit të provosh prap të gënjesh se je kryetar i gjithëve është dyftyrësi. Ferit të provosh prap të gënjesh se e ki arsimin prioritet pas krejt pazareve e marifetllëqeve që i ke bërë në Drejtorin e Arsimit është paftyrësi. Ferit të dalësh nesër ose mas nesër të urosh vitin e ri shkollor është paturpësi!
Ferit hap krahun kërkoju falje kandidatëve që ju ke hi në hak, veçanërisht asaj që të ka mujt në gjykatë ty dhe dostat tu avokatë që po i pagun me para të komunës, për me ti mbrojtë shkeljet ligjore.
Ferit hap krahun kërkoju falje fëmijëve të kopshtit që ju ke qu edukatore jo meritore, prindërve dhe gjithë qytetarëve dhe jep dorëheqje sepse je shembulli më i keq i qeverisjes kudo në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Vushtrri”