Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Supreme për votat e LDK-së me postë, përcjell KosovaPost.
Kështu ka njoftuar, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu me anë të një postimi në Facebook.
Ai shpreson se Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë.
Postimi i plotë:
PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra te provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur.
PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se
Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik.