Trajneri i Barcelonës, Xavi ka ripërsëritur vendimin e tij se do të largohet nga klubi që drejton në fund të sezonit aktual.
Pavarësisht spekulimeve në lidhje me një ndryshim të mundshëm të vendimit të tij, Xavi përsëriti angazhimin e tij të palëkundur për t’u larguar nga klubi.
Ai pohoi se vendimi i tij është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe mbetet përfundimtar.
“Vendimi im për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit nuk do të ndryshojë. Vendimi që mora është i duhuri, ai i ka dhënë një mendje të qetë klubit, lojtarëve, madje edhe shtypit. por edhe për mua dhe për mjedisin… por nuk po ndërroj mendje”, u shpreh Xavi.
Përndryshe, Barcelona pas njoftimit që dha Xavi për largim, është këndellur, teksa së fundmi shënoi fitore ndaj Paris Saint-Germainit, me rezultat 3-2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve./kk