Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë sulmuar mëngjesin e së hënës në Miokovicë të Leposaviqit, derisa po kryenin patrullime të përbashkëta.
Policia në raportin e saj ditor njofton se sulmi ka ndodhur në ora 04:05, gjersa jep detaje se çfarë është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit.
Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.