Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ka qenë cak i një vjedhjeje të rëndë në tentativë gjatë ditës së sotme.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për Klankosova.tv.
“Është iniciuar një rast në stacionin policor Qendra në Prishtinë, ‘vjedhje e rëndë në tentativë’. Jemi duke ndërmarrë veprime në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, u shpreh ajo.