Xhavit Haliti dëshmon në Gjykatën e Apelit në Bruksel për v*rasjen e Enver Hadrit

Ish-deputeti dhe ish-drejtuesi i lartë i UÇK-së, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se sot ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel lidhur me vrasjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Enver Hadri.

“Sot, në Gjykatën e Apelit në Bruksel, kam dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri,” ka shkruar Haliti, në një postim në Facebook.

Ai shprehet optimist se dëshmia e tij, së bashku me provat dhe pyetjet e ngritura, mund të rezultojë në një vendim të rëndësishëm nga gjykata për autorët e dyshuar.

“Bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm,” ka theksuar ai.

Haliti ka rikujtuar edhe një tjetër ngjarje, duke nënvizuar se të njëjtët urdhërdhënës që qëndruan pas vrasjes së Enver Hadrit, dyshohet të kenë qenë të përfshirë edhe në atentatin ndaj tij nga UDB-ja në Zvicër, në vitin 1990.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika