Ylli shqiptar i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në fitoren ndaj CF Montreal.
Chicago Fire ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Montrealit në kuadër të javës së 22-të në Mayor League Soccer (MLS).
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Chicago Fire dhe golat u shënuan nga Brian Gutierr.
Megjithatë, goli i tretë i shënuar nga ylli shqiptar, Shaqiri, ‘vodhi’ gjithë vëmendjen dhe ka pushtuar rrjetet sociale.
Shaqiri shënoi një supergol nga një distancë prej rreth 25 metrave, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për intervenim.
Goli ishte aq i bukur saqë as djaloshi nga Gjilani nuk i rezistoi një feste të madhe.
Me këtë gol, Shaqiri arrin në kuotën e tri shënimeve, teksa ka shtuar edhe katër asistime.
SHAQIRI! 🤯
The stunner brings it to 3-0 in favor of @ChicagoFire! pic.twitter.com/uooBxyxWMm
— Major League Soccer (@MLS) July 13, 2023


























