Sot është një ditë tejet e veçantë për fenomenin e Barcës, Lamine Yamal.
Ai sot e feston ditëlindjen e i mbush plot 18 vjet.
Qysh nga debutimi i tij në moshën 15 vjeçare, Yamal ka lënë shenjë në sportin më të bukur duke u bërë një simbol i “katalunasve”.
Shumica e bashkëmoshatarëve të tij sapo kanë mbaruar shkollën e mesme, Lamine numëron tashmë tituj, gola të rëndësishëm dhe paraqitje vendimtare për “Blaugranat”, por edhe për Spanjën, transmeton Klankosova.tv.
Shpejtësia, teknika dhe pjekuria e tij në fushë kanë bërë që shumë ekspertë ta krahasojnë me legjendat më të mëdha që kanë veshur fanellën e Barcelonës.


























