Saktësisht një muaj më parë ai u zyrtarizua si futbollist i ri i Aberdeenit, por vetëm sot ka ardhur prezantimi i tij.
Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani është bashkuar me klubin skocez ku edhe është prezantuar.
Ramadani ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin skocez, derisa sot ka ndodhur prezantimi i tij dhe është njoftuar me shokët e rinj të skuadrës.
26-vjeçari ka dalë nga futbolli kosovar, ku ka luajtur për Ferizajn, Prishtinën dhe Dritën, derisa në Shqipëri ka bërë karrierë me Partizanin e Tiranës.
Ramadani ka luajtur edhe për Veljen në Danimarkë dhe MTK Budapestin në Hungari.
Pas prezantimit futbollisti ka mbajtur edhe stërvitjen e parë me klubin skocez.