Një lajm shumë i mirë për të gjithë tifozët e Milanit. Mesfushori Hakan Calhanoglu nuk është më i infektuar me Covid-19 dhe mund të ribashkohet me pjesën tjetër të ekipit.
Lajmin e konfirmoi vetë lojtari përmes një postimi në “Instagram”, ku shkruan se ai është rikthyer. Turku rezultoi pozitiv rreth dy javë më parë së bashku me Theo Hernandezin, por ky i fundit u kthye më shpejt për shkak të një testi pozitiv të rremë.
Calhanoglu e pranoi se në ditët e para kishte disa simptoma të virusit, por më pas ato kaluan. Mesfushori pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Pioli në sfidën kundër Bolognas, por nuk dihet ende nëse ai do të grumbullohet për këtë transfertë. /abcnews.al