Policia ka raportuar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dje, janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në disa lokacione brenda institucionit.
Hetimet për këto raste janë duke vazhduar, thuhet në raportin e policisë, transmeton klankosova.tv.
”Raportohet se në disa lokacione në qendrën korrektuese janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. Rastet janë duke u hetuar”.