Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së, i cili nuk i lejon 47 kandidatë për deputetë, të dënuar për vepra të ndryshme penale, në zgjedhjet e shkurtit, përcjell Kosova Post.
Në një postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se ky vendim është jo i drejtë.
“Një sistem i tërë përballë të drejtës së pashmangshme. Prandaj fitorja do të jetë madhështore”, ka thënë ai.