Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arlind Manxhuka ka publikuar disa mesazhe të bëra në rrjetet sociale rreth rastit të plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.
“Kjo është lufta me fake news që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës”, thotë ndër tē tjera ai.
Postimi i plotë:
Kjo është lufta me fake news që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës.
Me profile fake me emra shqiptarë lavdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetatëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.
Por, mbrëmë në kohë reale, institucionet jo vetëm që kanë bërë reagime por edhe personi është tashmë duke u trajtuar nga drejtësia.
Fake news nuk kalon!