Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Gjermani për të marrë pjesë në konferencë ndërkombëtare ku do të diskutohet rindërtimi i Ukrainës nga dëmet e luftës.
Zelensky do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me liderë të tjerë të shtetit, derisa konferenca në Berlin do të jetë pjesë e një sërë samitesh për Ukrainën, raportoi “Kyivindependent”
Kjo vizitë do të pasohet me një samit G7 në Itali, e pastaj një konferencë në Zvicër.b.w.