Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij, që të bashkohen në lutje për njëri-tjetrin dhe ushtarët që shërbejnë në vijën e frontit.
“Le të lutemi për njëri-tjetrin. Kur u afruam të gjithë me njëri-tjetrin, nuk ishim më të huaj për njëri-tjetrin”, tha ai, transmeton Telegrafi.
“Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve”, shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky kishte veshur një këmishë tradicionale të qëndisur ukrainase dhe pantallonat ngjyrë të gjelbër ushtarake, teksa fliste dhe qëndronte përpara Katedrales 1000-vjeçare të Shën Sofisë në Kiev.