Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kryeministri indian Narendra Modi “mund të jetë efektiv” për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në një intervistë për gazetën “The Times of India”, Zelenskyy dha mesazhin se Modi mund të sjellë Rusinë në tryezën e negociatave.
Duke theksuar se bisedimet mund të mbahen në Indi, Zelenskyy tha se “Modi mund të jetë efektiv për përfundimin e luftës në Ukrainë” dhe shtoi se ky ndikim tregon vlerën e Modit në zgjidhjen e çdo konflikti.
Zelenskyy vuri në dukje se mbi Rusinë mund të bëhet presion në mënyrën e bllokimit të ekonomisë së saj dhe burimeve të lira të energjisë.
Ndërsa India shmang kritikat e drejtpërdrejtë të Rusisë në luftën në të cilën vendet perëndimore janë vendosur në anën kundër Ukrainës, ajo shpesh bën thirrje për diplomaci dhe dialog për t’i dhënë fund luftës.
Kryeministri indian Narendra Modi në fjalën e tij iu drejtua presidentit rus Vladimir Putin si një “mik i dashur” gjatë vizitës së tij në Rusi në muajin korrik. Por, presidenti ukrainas Zelenskyy reagoi ndaj vizitës së Modit në Rusi.
Ndërsa në muajin gusht Modi vizitoi Ukrainën.
Modi u takua për herë të fundit me Putinin në Samitin e Liderëve të BRICS-it të mbajtur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tataristanit të Federatës Ruse. Modi tha se problemet mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe se ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e nevojshme në këtë drejtim.