Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 95-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në pjesën e parë të mbledhjes, KQZ, për pjesëmarrje në zgjedhje, mori vendime të veçanta për certifikimin e kandidatëve për deputetë të 23 subjekteve politike, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidati të pavarur.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 1,146 kandidatë.
Lista me 33 kandidatë për deputetë nga partia politike Lista Serbe nuk mori votat e nevojshme për certifikim.
Në këtë mbledhje, KQZ ceritifikoi vetëm 42 nga 43 kandidatët e subjektit politik KOALICIJA VAKAT nga radhët e komunitetit boshnjak, për shkak të situatës së padefinuar tërësisht dhe pretendimeve se një nga kandidatet nga kjo listë i përket etnisë shqiptare.
Ndaj këtyre vendimeve të KQZ-së për moscertifikim, mund të parashtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar në këtë mbledhje (10 dhjetor 2025) është:



























