Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

    Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

    Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

    Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

    Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

    Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

    Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

    Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

    Kryeministri Kurti paralajmëron vendime të mëdha për pensionistët, nënat, fëmijët dhe veteranët e UÇK-së

    Kurti në diasporë: Punojmë për të pasuruar shtetin, këtë mësim e morëm nga Zvicra

    Nis takimi trepalësh, Bislimi -Lajçak – Petkoviq

    Strategjia e SHBA, merr fund ideja e shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi

    Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

    Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

    Osmani takohet me Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, flasin për rritje të bashkëpunimit

    Osmani takohet me Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, flasin për rritje të bashkëpunimit

    Kryediplomati turk: Heshtja e botës për Gazën ‘bashkëfajësi në gjenocid’

    Fidan: Palestina mbetet busulla morale e kohës sonë, një provë e unitetit mysliman

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zgjedhjet në Serbi: Prologu i një lufte gjithëpërfshirëse?

04 Dhjetor 2023, 12:42
në Lajme
Zgjedhjet në Serbi: Prologu i një lufte gjithëpërfshirëse?
Share on FacebookShare on Twitter

Trocki, dikur shoku i ngushtë i Leninit, thuhet se ka thënë: “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju”.

Shkruan Dr. Sadri Ramabaja

Kjo është gjendja në Evropën Juglindore të cilën Perëndimi e kishte neglizhuar për kohë të gjatë, duke toleruar Serbinë që të thurë iluzione për mundësitë që të rikthejë pozicionin që kishte dikur në kuadër të ish Jugosllavisë, duke u shndërruar në një mënyrë a tjetër sërish në xhandar të këtij rajoni.

Sentenca e Trockit vlenë sot para së gjithash për kokat drejtuese të BE-së dhe politikën e tyre ndaj Serbisë dhe Rusisë për kohë të gjatë. Tashmë ndodhemi para rrezikut që do ta sfidojë BE-në, por para së gjithash vetë Serbinë.

Brukseli kishte investuar kohë të gjatë në strategjinë gjithëpërfshirëse të vendeve të Evropës Juglindore në BE. Ndërkaq me integrimin e Evropës Qendrore e asaj Lindore në NATO, duke përfshirë në këtë kuadër edhe Rumaninë e Bullgarinë, gjykohej se po kryhej një “rrethim demoratik” i Serbisë, që do të pamundësonte impenjimin e Rusisë në shkallën që do të rrezikojë sigurinë në rajon. Të tjerë gjykonin se, sidomos me ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë të presidentit Joe Biden, falë eksperiencës dhe dijes së tij edhe në raport me Rusinë dhe Serbinë, do të mund të kishim një ndryshim pozitiv më të përshpejtuar, duke i hapur rrugë ngushtimit të perimetrit të “rrethimit demokratik” të Serbisë edhe me pranimin në procedura të përshpejtuara të Kosovës në NATO, ashtu si po veprohej me Finladën dhe Suedinë.

Tani, në vend që të kemi një prosperim në këtë plan, ndodhë e kundërta. Rusia përmes Serbisë penetron më thellë në Malin e Zi, duke e shndërruar atë de fakto në një Republikë Serbe të Adriatikut, ndërkaq paralajmron edhe rikthimin ushtarak në Kosovë dhe fare hapur flet për “Anshlusin” e pritshëm të Republikës Serbe të Bosnjës.

Në 24 nëntor 2023 ministri i mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës dhe zëvendëskryeministër i saj, Zukan Helez, bëri të ditur se Rusia ka ngritur në territorin e “Serpska Republikës” kampe ushtarake, ku stërviten forca speciale vendase (serbe) dhe ruse. Pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, ky kumt iministrit boshnjak, sikur e verifikoi tezën se Serbia është shndërruar tashmë jo vetëm në vasale të Rusisë, por në pengun e saj real.

Disa vëzhgues flasin për një përplasje shtesë midis Perëndimit dhe Rusisë në këtë front të ri, pas atij të Ukrainës. A mund të ketë të drejtë Trocki? Imponimi i Planit franko-gjerman, si fazë ndërmjetësuese drejt njohjes reciproke, që de facto rezulton të jetë insistim më i theksuar i Francës për të shmangur këtë përplasje të mundshme, ka gjasa reale të dështojë keq ose të përfundojë në një “konflikt të ngrirë”, si do ta dëshironte edhe një pjesë e mirë e strategëve serb.

Nëse ka diplomatë perëndimor që ende besojnë se Putini nuk ishte dhe nuk është i interesuar për zgjerim territoresh, por më shumë mbetet i përqëndruar që të sigurojë perimetrin e sigurisë nacionale, që d.t.th të pengojë aderimin e Ukrainës në NATO, Vuçiqi nuk e fsheh fare pretendimin e tij për aneksimin e Kosovës ose së paku të veriut të saj, duke deklaruar se nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës, madje edhe pas agresionit që kreu më 24 shtator në Banjë të Albanikut [Leposaviqit].
Atëherë çfarë kuptimi kanë katër pikat e para të Marrëveshjes bazike franko-gjermane?! Prej nga ky guxim i Vuçiqit që të vazhdojë kështu të tallet me Brukselin?!

Si Rusia, edhe Serbia nuk i trembet zgjerimit të BE-së; përkundrazi, e parapëlqejnë atë, madje e inkurajojnë një zgjerim të tillë. Por, kur është në pyetje zgjerimi i NATO-s, respektivisht përmbyllja e këtij procesi me treshen e shteteve të rajonit [Kosova, Bosnja dhe Serbia], ndryshon puna.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ribashkimit të Gjermanisë, qe folur shumë, madje edhe për aderimin e vetë Rusisë në NATO, duke kaluar përmes një filtri të ri që po shestohej të vihej në jetë. Ai ishte një filtër politik — “Shtëpia Evropiane”, siç e kishte quajtur Gorbaçovi. Ky karrem për Gjermaninë dhe Francën ishte përdorë me idenë se, përmes një “Bashkimi të Rusisë me Evropën” do të rritej pesha e “Shtëpisë Evropiane” brenda NATO-s, duke e bërë atë strukturë defunksionale, policentrike, disi ngjashëm me OSBE-në.

Për të siguruar krahun juglindor të Europës, gjatë këtyre dy dekadave që lamë pas, sidomos pas shkërmoçjes së Jugosllavisë, NATO sigurisht se nuk kishte nevoja imediate të dislokonte raketat që i dislokoi në Poloni e gjetkë në Evropën Juglindore. Sidoqoftë, me aderimin e Shqipërisë, të Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Kroacisë NATO do të fitonte peshën e vet specifike, duke mëtuar kontrollin e plotë të rajonit.

Nëse në Evropën Lindore, NATO veproi taktikisht mirë, duke zëvendësuar raketat interceptuese me rreze të gjatë veprimi me ato të mesme, në Ballkan ajo u vonua duke investuar së tepërmi tek Serbia.

Zgjedhjet e 17 dhjetorit shih për këtë, do të trajtohen si referendum i lloit të vetë. Fitorja e krahut rus, duke ia imponuar Vuçiqit heqjen e gëzofit të liderit properendimor që e kishte veshur gjatë kohë, e rikthen Serbinë jo në vasale të Rusisë, por në pengun e saj real. Serbia nuk do të ketë fuqi politike më as të kundërshtojë urdhërat që do t’i vinë nga Kremlini.

Sjellja e një lagjeje diplomatësh perendimor me Vuçiqin, është disi e ngjashme me atë që ata kishin bërë me properendimorët real në Ukrainë. Kjo sjellje vetëm pro forma e Vuçiqit si properendimor, kishte përfunduar me tolerimin e militantëve fashist rreth tij, si puna e Vulinit, Daçiqit, Radojçiqit etj. që do të kurorëzohej me koalicionin parazgjedhor pikërisht me atin e tij ideologjik, kriminelin Vojisllav Sheshel.

A ka gjasa që në këtë mezokohë, në javët në vijim, Perednimi të bëjë gjënë e duhur dhe të riparojë dëmin përmes një ndërhyrje të ashpër, duke provuar në terren se, Trocki e kishte gabim? Duke gjykuar nga politikat e tanishme — tutje përmes zëdhënëst të tij, Komisioni Euuropian i sugjeron Kosovës që t’jua mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë! — kam të drejtë legjitime të dyshoj në vulllnetin e kësaj lagjeje diplomatësh, që aktualisht ushtrojnë kaq ndikim të madhë brenda strukturave të BE-së. Ky fakt, bashkë me përpjekjen këmbëngulëse për të rikthyer çështjen e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe si prioritetin nr. 1 të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e përligjj përdhunshëm të ashtuquajturën të “drejtë” të Serbisë mbi Kosovën!

Prandaj Serbia ka gjasa të hedhë një hap tjetër drejt diçkaje më të keqe dhe më gjithëpërfshirëse. Shih për këtë, agresioni serb ndaj Kosovës më 24 shtator që mbeti edhe pas gati tre muajve i pandëshkuar, më rikthen në vëmendje “të shtënën e parë të Luftës së Madhe”, siç e kishte cilësuar historiani i famshëm A.J.P Tejlor në librin e tij “Lufta e Parë Botërore: Një histori e ilustruar” (1963), atentatin nga njëri prej anëtrëve të organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë”, Gavrilo Princip, në Sarajevë më 28 qershor 1914.

Atëbotë “viktimat e para” të atyre të shtënave, ishin Arkiduka Franc Ferdinand, trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë dhe gruaja e tij, dukesha e Hohenbergut, ndërkaq më 24 shtator 2023 viktima e parë ishte rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai sot është heroi i Republikës. Heronjtë në Ballkan, të shumtën e rasteve, janë ata që i japin rrjedhë historisë më shumë se diplomatët.

Serbia këtë logjikë të rrjedhës së historisë e njeh mirë. Prandaj ajo, sërish po shndërrohet në endësen e kurthit të madh për kombet perendimore, duke mos përjashtuar mundësinë që e para do të bie vet në këtë kuth.

Më 28 nëntor, në takimin dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s në Bruksel, vend qendror kishte edhe gjendja në Ballkan. Mesazhi ishte iqartë: NATO do të bëjë gjithçka për të parandaluar shpërthimin e një lufte të re në Europën Juglindore, e cila do të ishte rrjedhimisht edhe kërcënim i dretpërdrejtë i sigurisë për Evropën.

Masat për parandalimin e rrëshqitjes drejt një lufte të re në Europë mbesin gjithësesi të nevojave dhe përmasave urgjente.

Pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s premtoi se aleanca ushtarake perëndimore do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por mesazhi i tij, megjithatë, nuk kaloi simetrinë tipike të diplomatëve të BE-së!

“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, ka theksuar sekretari Stoltenberg.

“Ne ftojmë Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen në dialogun, e mbështetur nga BE-ja, në mirëbesim, dhe gjithashtu besojmë se propozimi i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm për dialogun dhe që ky proces të jetë më konstruktiv”, theksoi ai duke përdorë gjuhën e diplomacisë.

Me këtë stil e këtë gjuhë, çështja e Kosovës vazhdon të shihet tutje si çështje humanitare, e zhveshur krejtësisht nga ajo që ishte — si çështje shqiptare dhe historike, por edhe e drejta e saj për vetëvendosje dhe bashkim me trungun e saj — Shqipërinë.

Republika funksionale e Kosovës me demokraci të prosperuar dhe ekonomi të zhvilluar , gjithësesi e lidhur fort edhe me historinë e Kombit të cilit i përket, do të jetë gjithnjë e më larg apetiteve agresive serbe.

Kosova do të jetë shpejt pjesë e Federtës Shqiptare duke ruajtur një lloj sovraniteti të brendshëm siç janë edhe Llandet gjermane, natyrisht vetëm duke e trajtuar atë edhe BE-ja ashtu si është — pjesë e Kombit shqiptar.

Deklarata e Stanos për zgjedhjet serbe në Kosovë, sikur ushqen iluzionin se duke shpërblyer Serinë, siç u veprua në Dejton me ngritjen në këmbë të një shteti serb brenda shtetit boshnjak [Republika Serbe], tutje të mbahen në jetë gjasat për shkëputjen graduale të Serbisë nga ndikimi rus. Premtimi i Vuçiqit për pjesëmarrje të ushtrisë serbe me trupat e NATO-s në ushtrime të përbashkëta, është vetëm edhe një sprovë për të ushqyer iluzionet e kësaj natyre, pavarësisht se një ditë më pas, ministri i tij i mbrojtjes vete në takim tek ambasadori rus për të raportuar dhe marrë udhëzimet e duhura!

Ndërkaq Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Bruksel ka deklaruar se në takimin e minsitrave të Jashtëm të NATO-s është diskutuar edhe se si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.

“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm — nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Blinken në platformën X.

Të theksojmë edhe faktin se para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”.

Ky impenjim e diplomacisë perednimore dëshmon se tashmë ata e kanë të qartë se në Ballkan “paqja shpesh varet në fije të perit”, siç pohoi kryediplomatja gjermane Annalena Bearbock. Shih për këtë, shkëputja nga “logjika e Mynihut” e pragluftës së Dytë Botërore është sine qua non për kohën që po kalojmë.

Megjithkëtë, është e rëndësishme të theksohet se këto qëllime politike i paraprijnë ndryshimeve të mundshme varsisht nga rrethanat kohore dhe zhvillimet aktuale. Periudha deri në zgjedhje, shih për këtë, mund të cilësohet si qetësi para stuhisë së re. Ajo nuk paraqet asgjë të jashtëzakonshme, nëse marrim në konsideratë natyrën ciklike të hegjemonizmit serb.

Tashmë është e qartë për të gjithë: “çmendurisë hegjemone” të Serbisë duhet t’i kundërvihemi pa ekuivok.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

10 minuta më parë
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

53 minuta më parë
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

1 orë më parë
Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH