Sipas exit poll-eve të para në mbylljen e procesit të votimit në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Zoran Milanović, presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Social Demokrate (SDP), ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia HINA, Milanović fitoi një mandat tjetër presidencial me 51,48 për qind të votave të grumbulluara, ndërsa kandidati i Unionit Demokratik Kroat (HDZ), Dragan Primorac, u rendit i dyti duke siguruar 19,29 për qind të votave.
Sipas anketës së kryer mes votuesve pas daljes nga qendrat e votimit, kandidatja e pavarur Marija Selak Raspudić është renditur e treta me 8,84 për qind të votave, e ndjekur nga Ivana Kekin e aleancës Mundemi me 8,33 për qind të votave.
Kandidati i pavarur Tomislav Jonjić mori 3,99 për qind të votave, Miro Bulj, kandidati i Most 3,48, Branka Lozo (Tubimi Kombëtar) 2,56 dhe i pavaruri Niko Tokic Kartelo 0,80 për qind.