Dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike dhe ministrja e Sportit e Zimbabvesë, Kirsty Coventry, është bërë gruaja e parë që zgjidhet në postin e presidentes së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Duke folur pas fitores së saj në zgjedhje, Coventry tha se ky post është përkushtim i saj ndaj secilit që do ta udhëheqë këtë organizatë.
“Si një vajzë nëntë vjeçare nuk e mendoja kurrë se do të ngrihesha këtu një ditë. Ky nuk është vetëm një nder i madh, por është një kujtim i përkushtimit tim ndaj secilit prej jush, që unë do ta udhëheq këtë organizatë me kaq shumë krenari, me vlerat në thelb, dhe do t’ju bëj të gjithëve shumë krenarë dhe gjithashtu jashtëzakonisht të sigurt në vendimin që keni marrë sot”, tha ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndër çështjet me të cilat Conventry do të duhet të përballet përfshijnë lundrimin në një rrugë të qetë midis politikës dhe sportit në lojërat verore të ShBA-së 2028, si dhe zgjedhjen e një organizuesi për konkursin e 2036-ës gjithashtu.