Më në fund, Rey Manaj “zgjohet”, me “bomberin” kuqezi që rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës. 5 minuta lojë i mjaftuan Manajt për të zhbllokuar sfidën përballë Kayserispor.
Sulmuesi kuqezi u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë brenda në zonë gjeti cepin e portës duke dërguar topin në rrjetë. Ky është goli i tij i 5-të këtë sezon me fanellën e Sivasspor.
Manaj nuk po kalon një sezon të lehtë pasi këtë periudhë emri i tij u lidhur shpesh me një largim të mundshëm nga Sivasspor, por në fund sulmuesi rinovoi kontratën e tij aktuale deri në 2026.bw.


























