Një e mitur është raportuar e zhdukur në Rahovec, ka njoftuar të shtunën Policia në raportin e saj 24-orësh. Sipas njoftimit, për viktimën nuk ka asnjë informacion që nga 13 nëntori.
Tutje bëhet e ditur se nuk është hera e parë që ajo është larguar nga shtëpia pa u lajmëruar.
“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 13.11.2024 – 16:30. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa herë më parë Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.