Policia e Kosovës njofton për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj, e cila nga momenti kur doli nga shtëpia nuk dihet se ku ndodhet, përcjell Kosova Post.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
“Skenderaj- 23.04.2024-15:00. Ankuesi mashkull kosovar me 24.04.2024 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.