Një person është zhdukur deri sa ka qenë duke shkuar në Gjermani për punë të përkohshme.
Kjo është bërë e ditur nga ana e familjarëve të tij të cilët e kanë paraqitur rastin në Polici.
‘’Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prej datës 10.07.2023 i ka shkëputur lidhjet me vëllain e tij viktimën mashkull kosovar i cili ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani.
Po ashtu është bërë e ditur se rasti është lajmëruar edhe tek autoritet gjermane.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 01 pas mesnate.


























