Është raportuar në polici se një burrë nga Suhareka është larguar nga shtëpia më 23 dhjetor dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia ka filluar hetimet lidhur me rastin.
“PERSON I ZHDUKUR- Suharekë / 23.12.2024-18:20. Me 24.12.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë