Tash e tetë ditë është zhdukur një vajzë në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, një femër ka raportuar se viktima ka dalë nga shtëpia me datën 10 gusht dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Prishtinë 10.08.2023 – 14:00. Ankuesja femër kosovare me datën 17.08.2023 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën 10.08.2023 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”.


























