Si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një veture në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, kanë pësuar edhe gjashtë vetura të tjera, duke bërë që në total 7 vetura të digjen pasditen e së hënës.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.
Sipas të dhënave të para, instalimi elektrik është arsyeja që shkaktoi zjarrin te vetura e parë.
Megjithëse, pronari i veturës e cila ishte përfshirë e para nga flakët kërkoi ndihmë te rojet e sigurimit, lokalizimi ishte i vështirë edhe për shkak të erës që ndihmoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit.