Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike tha se po pret nga Gjykata Kushtetuese që të nis shqyrtimin e kërkesës së saj për faturimin e rrymës në veri.
“Ne lidhje me rimbursimin e mjeteve nga faturimi I rrymës ne veri, ju informojmë se ZRRE-ja, ka parashtruar kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me datë. 24.05.2023. Nga Gjykata Kushtetuese me dat.16.06.2023, ZRRE-ja është njoftuar për regjistrim të rastit dhe është në pritje të shqyrtimit nga Gjykata.”
Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike tha se po pret nga Gjykata Kushtetuese që të nis shqyrtimin e kërkesës së saj për faturimin e rrymës në veri.
“Ne lidhje me rimbursimin e mjeteve nga faturimi I rrymës ne veri, ju informojmë se ZRRE-ja, ka parashtruar kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me datë. 24.05.2023. Nga Gjykata Kushtetuese me dat.16.06.2023, ZRRE-ja është njoftuar për regjistrim të rastit dhe është në pritje të shqyrtimit nga Gjykata.
Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë – nuk e kanë paguar rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada. Një gjykatë në Kosovë vendosi që pagesa e rrymës së shpenzuar për veriun nga qytetarët e tjerë të Kosovës ishte e jashtëligjshme. Por problemi nuk u zgjidh edhe pas bisedave në Bruksel kur u arrit pajtueshmëria për cështjen e energjisë dhe licencimin e një kompanie serbe. Zyra e Rregullatorit tha se janë nënshkruar një numër marrëveshjes por ende kanë mbetur për t’u finalizuar disa çështje
.“Ne lidhje me zbatimin e marrëveshjes për energji ne mes Kosovës dhe Serbisë, ju informojmë se në mes KOSTT dhe Elektrosever janë nënshkruar; Marrëveshja Kornizë për Aderim në Rregullat e Tregut, Marrëveshja mbi detyrimet e Balancimit, si dhe është marrë kodi i identifikimit të Energjisë (EIC) për të kryer aktivitetet e parashikuara nga Licenca për Furnizim.


























