Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në pushimoren e tij në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, sot rreth orës 13:00.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitë relevante policore dhe stafi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e Z.P. Pranë trupit të tij është gjetur një revole, dhe nga hetimet fillestare dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e 57-vjeçarit. Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që ai të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
























