Zyra e Migrimit flet për martesë fiktive. Ajo ishte martuar 6 herë deri më tani. 3 nga bashkëshortët e saj të deritashëm ishin kosovarë.
Një grua gati 70-vjeçe nga Aargau është martuar me një 35-vjeçar nga Kosova. Në fakt, ata duan të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në Zvicër. Por autoritetet janë kundër. Tani, janë gjyqtarët ata që duhet të vendosin, shkruan Aargauer Zeitung.
Ajo e quan atë “Herzblatt” (emër përgëdhelës për të dashurin). Ndërsa ai atë “Schatzi”. Ajo së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të shtatëdhjetë dhe ai së shpejti do të jetë tridhjetë e pesë vjeç.
Pothuajse tre vjet më parë ata të dy ishin martuar në Kosovë, në vendlindjen e burrit. Për “nusen” ishte kjo martesa e gjashtë. Tre nga ish-bashkëshortët e saj ishin gjithashtu kosovarë.
Çifti ëndërron “për një të ardhme të përbashkët në Aargau”. Kjo është arsyeja pse ajo ka aplikuar për bashkim familjar, menjëherë pas martesës. Por Zyra për Migrim dhe Integrim ka refuzuar aplikimin, përcjell albinfo.ch. Ajo nuk u beson përbetimeve të dashurisë, të bëra nga çifti, por e konsideron këtë si një martesë të rreme, fiktive.
Gruaja nuk e ka pranuar vendimin e Zyrës së Migracionit dhe ka ushtruar një ankesë në Gjykatën Administrative të Kantonit Aargau. Kjo e fundit tani duhet të vendosë nëse dashuria mes çiftit është e vërtetë apo jo.